Një shtetas gjerman është kapur në pikën e kalimit kufitar Muriqan. Ai kishte në makinën e tij tetë pistoleta 15-she. Nuk dihet saktësisht se ku i kishte blerë armët, por policia mësoi se shtetasi gjerman vinte nga Kosova dhe po udhetonte drejt Gjermanisë.
Ai u ndalua dhe u dërgua në paraburgimin e policisë së Shkodrës. Sipas një zyrtari të policisë, ky është një rast që lidhet me trafikun e armëve nga Kosova drejt vendeve të BE.