Masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit kanë ngjallur pakënaqësi tek shumë qytetarë në botë, të cilët pretendojnë se kufizimet po shkelin të Drejtat e Njeriut.
Mësohet se në Gjermani janë arrestuar mbi 100 persona të cilët kanë protestuar kundër masave të marra nga qeveria.
Edhe pse autoritetet kishin ndaluar me ligj grumbullimet masive, kanë qenë disa persona, që kanë protestuar, duke u mbledhur në sheshin kryesor të Berlinit. Qeveria ka urdhëruar që të mos lejohet që më shumë se 20 njerëz të mblidhen në një vend, e po ashtu të respektohet distancimi social, raportojnë mediat europiane.
Protestuesit mendojnë se ka kaluar gjendja e jashtëzakonshme dhe se jeta duhet të kthehet në normalitet. Policia arrestoi 105 vetë, të cilët janë dërguar në komisariat.
Gjermania numëron deri tani 152 438 persona të infektuar me koronavirus, kurse ka deri tashmë 5500 viktima nga Covid-19./ Opinion.al