Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermanët protestojnë kundër planit për dëbimin e të huajve

2024/01/27 at 2:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjermanët protestojnë kundër planit për dëbimin e të huajve

Zbulimi i një plani të ekstremit të djathtë për dëbimin e të huajve nga Gjermania mobilizon gjermanët kundër AfD. Demokraci aktive me gjithë vitalitetin e saj, shkruan Auron Dodi.


Shkak për nisjen e protestave masive u bë zbulimi nga gazetarë investigativë të institutit kërkimor “Correctiv”, se anëtarë të AfD ishin takuar në 25 nëntor në Potsdam, për të diskutuar një plan “riemigrimi”, po të vijë në pushtet AfD në Gjermani. Ekstremisti i djathtë austriak, Martin Sellner, propozoi në atë takim të fshehtë një plan me të cilin “të kthehej mprapsht, vendosja e të huajve” në Gjermani. Me të huaj, ai kuptonte azilkërkuesit, persona me leje qëndrimi në Gjermani, por edhe shtetas gjermanë “të paasimiluar” me origjinë të huaj.

Të gjithë këta do të dëboheshin në një “shtet model” në Afrikën e Veriut. Procesin ekstremistët u quajtën me eufemizëm “riemigrim” (riemigrim = lexo: dëbim). Kjo është ide analoge me idenë e nazistëve, të cilët kishin zgjedhur ishullin e Madagaskarit, si vend deportimi për personat e padëshiruar. Përfaqësuesit e AfD-së në takim, jo vetëm që nuk e kundërshtuan planin, por e mbështetën.

Menjëherë sa u publikua raporti, gjashtë shoqata juristësh gjermanë, ndër ta Federata e Gjyqtarëve Gjermanë dhe Dhoma Gjermane e Avokatisë, thanë se takimi është sulm kundër kushtetutës dhe shtetit juridik. Ata thanë se takimi mund të kthehet në një “konferencë të dytë Wannsee”.

Siç dihet, në vitin 1942, konferenca e Wannsee (Wannsee-Konferenz), po në Potsdam, vendosi të ashtuquajturën “zgjidhje përfundimtare” kundër hebrenjve: koordinimin e shfarosjes sa më efikase të hebrenjve të Evropës.

Reagim i politikës

Brenda pak orësh pas botimit të artikullit investigativ, kancelari Olaf Scholz deklaroi në rrjetin X, se çdo plan për të dëbuar migrantët është “një sulm kundër demokracisë dhe kundër të gjithëve ne”. Pak ditë më vonë, Scholzi dhe ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock morën pjesë vetë në protestën e mbi 10.000 vetëve në Potsdam, kundër ekstremizmit të djathtë. Një sërë politikanësh janë pozicionuar, me fjalime, edhe si pjesëmarrës në demonstrata.

Masivitet historik i protestave

Në protesta deri tani, kanë marrë pjesë rreth 1 milion vetë: ministria e Brendshme foli për 900.000, organizatorët për 1,4 milionë vetë. Protestat më masive qenë në datat 19.01., 20.01. dhe 21.01. Por ato vazhdojnë: 15.000 vetë kanë protestuar ditët e fundit në landin e Rinit-Verior Vestfalisë (NRW).

Janë protestat më të mëdha në historinë e Gjermanisë, pas protestave kundër luftës së Vietnamit dhe lëvizjes qytetare në RDGJ, kujtoi një ekspert. Në disa qytete, si në Mynih dhe në Hamburg, organizatorët u detyruan madje t’i ndërpresin demonstratat për shkak të mbingarkimit të qyteteve nga numri i jashtëzakonshëm i njerëzve. Në Berlin kundër AfD-së demonstruan 350.000 vetë, në Mynih demonstruan 250.000 vetë; në Hamburg 160.000 vetë; 70.000 vetë demonstruan në Këln; 60.000 në Leipzig; 50.000 vetë në Dresden.

Protestues nga të gjitha grupet sociale

Me demonstratat masive pjesëmarrësit përcjellin mesazhin se ka një kufi për të gjitha fantazitë ekstreme, të cilat në fund mund të çojnë në dhunë.

Demonstruesit e këtyre ditëve kundër AfD-së kanë përbërje shumë heterogjene: janë të rinj, të vjetër; liberalë, konservatorë; migrantë; familje, beqarë; gjermanolindorë, gjermanoperëndimorë; çifte homoseksuale. Janë, pasqyra e kundërt e tabllosë së homogjenitetit të popullit, të cilën e kërkon AfD.

Ata organizohen shpesh në formë solidariteti: protestat në një qytet nxisin shtetas në qytete të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Vlerësim i protestave në Evropë

Protesta energjike e tyre është dëshmi e pakundërshtueshme se demokracia në Gjermani vazhdon të jetë e gjallë e aktive. Kështu konkludojnë shumica e ekspertëve gjermanë dhe evropianë, të cilët analizojnë masivitetin e protestave. Në Evropë, e përditshmja franceze, Le Monde, shkroi p.sh. se demonstratat janë një reagim i shëndetshëm. Ka dallim të madh, shkroi ajo nga “fqinjët francezë, që janë më pasivë ndaj ekstremit të djathtë, që luan kartën e normalitetit… në Francë”. “Vitaliteti i lidhjes së saj (Gjermanisë) me demokracinë, të cilën sapo e demonstroi, mbetet aseti i saj më i mirë”.

Madje edhe ekstremistja e djathtë franceze, Marine le Pen, tha se ka “dallime ekstreme mendimi” me AfD. Ajo tha se nuk kishte mbështetur kurrë idenë e heqjes së shtetësisë franceze, atyre që e kanë marrë njëherë, megjithë kritikat për marrjen e saj.

Për herë të parë në Gjermani po diskutohet tani gjerësisht mundësia e ndalimit të AfD-së. Por edhe nëse do të niste procedura për ndalimin e AfD – për këtë mjafton kërkesa e 37 deputetëve – suksesi i saj para Gjykatës Kushtetuese Federale është i paqartë. Vetëm dy parti janë ndaluar në RFGJ deri sot: në vitin 1952 Partia Socialiste e Rajhut, që mblidhte nostalgjikë të Hitlerit dhe në vitin 1956, Partia Komuniste e Gjermanisë.

Disa shkaqe pse mbështetet AfD-ja

Edhe në Gjermani, si në çdo vend, ekziston një segment i popullatës, që nuk e vlerëson demokracinë liberale: ka antisemitë, ka njerëz kundër të huajve, ka racistë. Suksesi i AfD-së shpjegohet nga njëra anë me rrethanën se AfD i jep zë politik këtij segmenti social. AfD mbledh përgjithësisht emocione të pakënaqësisë me situatën aktuale në Gjermani.

Ekziston nga ana tjetër edhe një numër tjetër më i madh njerëzish: ata ndihen ose të shkelur nga shteti e qeveria; ose përkundrazi mendojnë se shteti është jo ekzistent dhe jo efikas.

Sociologët e njohur Steffen Mau dhe Hartmut Rosa i thanë gazetës SZ se ka gjermanë të pakënaqur, sepse sipas tyre shteti ndërhyn tepër shumë: njëherë u sjell refugjatë në fshat, ku punët në fakt i kanë mirë. Atyre u duket atëherë se shteti e ka mendjen “vetëm te të huajt”; njëherë tjetër, shteti do t’u ndryshojë me ligj llojin e ngrohjes, në shtëpitë private. Përkundrazi, të tjerë ndihen të pakënaqur se sipas tyre shteti nuk bën asgjë: asgjë për të mbrojtur ambjentin, asgjë kundër homofobisë etj.

Është fakt se bota e sotme ndryshon shpejt dhe njerëzit janë shumë të lodhur. Ata ngacmohen e vihen në lëvizje shpejt. AfD-ja u premton të lodhurve kthim në atë që njohin më mirë, në tradicionalen. Por që, në fakt nuk ekziston më, si e kanë ata në kujtesë.

AfD në sondazhe në mbarë Gjermaninë merr mbi 22 përqind. Në shtator, në zgjedhjet në tri lande lindore, ku sipas sondazheve AfD merr mbi 35%, nuk përjashtohet që ajo të dalë partia më e fortë. Por për shkak të “kordonit sanitar”, të vendimit të të gjitha partive të mëdha për të mos bashkëpunuar me AfD-në, kjo parti megjithatë nuk pritet të vijë në pushtet.

Disa shkaqe pse kundërshtohet masivisht AfD

Numri i popullsisë së Gjermanisë u ngjit këtë vit në 84,7 milionë banorë. Gjermania është shteti më i populluar i Evropës. Këtë shifër Gjermania e arriti në sajë të migrimit. Pa kompensimin nga migrantët Gjermania do të zvogëlohej në numër, pasi edhe këtu vdesin më shumë njerëz se sa lindin. Kjo do t’i sillte probleme të mëdha ekonomike ekonomisë gjermane, me etje të madhe për punonjës. Shoqërisë do t’i sillte probleme sociale.

Është fakt se në të gjithë Evropën Perëndimore ka aktualisht një lëvizje të madhe kundër migrimit. A bën Gjermania përjashtim? Edhe në Gjermani, si në Evropë bëhen diskutime për numrin e refugjatëve që duhen lejuar të kalojnë kufijtë e Gjermanisë. Por historia vetjake e nxit Gjermaninë njëkohësisht që të bëjë përjashtim: të mbajë një demokraci aktive dhe ta mbështesë  integrimin e Evropës.

Interesat ekonomike të Gjermanisë janë një shkak tjetër pse kundërshtohen masivisht fantazitë ekstreme të AfD. Me të ardhur në pushtet AfD ka thënë se do të organizojë një referendum për ta nxjerrë Gjermaninë nga BE. Ideologjia e kësaj partie tremb investorët e huaj dhe punonjësit e kualifikuar, të cilët i duhen Gjermanisë. Kjo është e papranueshme për shumë gjermanë./DW



Ju sugjerojmë

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Para
Fuqia punëtore, operatorët turistikë kthejnë sytë nga shkollat

Fuqia punëtore, operatorët turistikë kthejnë sytë nga shkollat

Spahia denoncoi shkrirjen e Teatrit Migjeni,Beci: Institucionet kulturore s’ anë më arat e babës

Spahia denoncoi shkrirjen e Teatrit Migjeni,Beci: Institucionet kulturore s' anë më arat e babës

Tjetërsimi i pronave në “Ranën e Hedhun”, pezullohen 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës

Tjetërsimi i pronave në "Ranën e Hedhun", pezullohen 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës
















TE FUNDIT

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
14 Maj, 2025

Kreu demokrat Sali Berisha mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve të PD, në një...

Lexo më shumë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com