Secilën herë e më shumë, banorët e Gjermanisë janë duke punuar deri në moshën 67-vjeçare, kanë treguar disa të dhëna qeveritare.
Mosha standarde e pensionimit për ata që kanë lindur pas vitit 1964 është 67-vjeç. Pensionimi i parakohshëm mund të zbatohet prej moshës 63-vjeçare me zvogëlim të përfitimeve.
Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i personave në grup-moshat 63 dhe 67 vjeç, që janë ende në punë, është rritur ndjeshëm prej 1.31 milion në 1.67 milion vitin e kaluar.
Më 2022, 1.52 milion njerëz në këtë grup-moshë kanë qenë ende të pensionuar. Këto të dhëna janë bërë publike pas debatit për pensionet, të ngritur prej partisë së krahut të majtë, Linke.
Debati është aktualizuar për shkak të rritjes së numrit të njerëzve që janë në kohën e pensionimit dhe mungesës së punëtorëve, në anën tjetër. Disa sindikata të punëtorëve dhe politikanë të krahut të majtë, janë duke e kundërshtuar rritjen e moshës së pensionimit në 70 vjeç./rel