Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermanët gjithnjë e më të pakënaqur me sistemin arsimor

2023/09/01 at 8:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermanët gjithnjë e më të pakënaqur me sistemin arsimor

Vetëm 27 për qind e të anketuarve i japin sistemit arsimor në Gjermani vlerësimin më të mirë. Në vitin 2014, një vlerësim të tillë jepnin 38 për qind e të anketuarve, të cilët ishin të kënaqur me funksionimin e shkollave në Gjermani.

Sipas një sondazhi të bërë nga Instituti gjerman për Ekonomi (IW) i porositur nga Iniciativa për një Ekonomi të Re Sociale të Tregut (INSM), 79 për qind e të anketuarve thonë se sistemi arsimor është përkeqësuar që nga pandemia e virusit korona. “Këto janë shifra alarmante,” thotë eksperti i IW, Ludger Wößmann.

Më shumë para për shkollat ​​e prekura

Sipas të dhënave të të ashtuquajturit “barometri arsimor” i IW, sistemi arsimor është përkeqësuar veçanërisht në segmentet e cilësisë së mësimdhënies, integrimit dhe arsimit të përgjithshëm. “Këto të dhëna tregojnë se ne kemi nevoja shumë të mëdha për një kthesë drastike kur bëhet fjalë për politikën e shkollimit”,  tha Ministrja e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger.

Ajo premtoi “mbështetje të fortë” për landet e Gjermanisë, sepse politika arsimore është kompetencë e landeve. Planet e qeverisë federale përfshijnë edhe shpalljen e rreth 4.000 shkollave me një përqindje të lartë nxënësish të neglizhuar nga shoqëria si “Shkollat ​​me shanse fillestare”, ku vëmendje e veçantë do të t’i kushtohet njohurive bazë, si leximi, shkrimi dhe matematika.

“Qeveria federale dhe qeveritë e landeve duhet të punojnë së bashku për të rritur shanset për një shkollim dhe përgatitje sa më të mirë për jetë, pavarësisht prejardhjes sociale të nxënësve dhe studentëve”, tha Stark-Watzinger.

Nuk ka përgjigje për sfidat që sjell emigracioni

Sipas studimit, problemi më i madh për rënien e cilësisë së arsimit është mungesa estafit pedagogjik dhe shumë pak para për arsimin. Instituti për Ekonominë (IW) beson se sistemi arsimor gjerman nuk është gati as për sfidat që sjell emigracioni. “Kopshtet dhe shkollat ​​nuk kanë gjetur ende përgjigje adekuate për ndryshimin e popullatës dhe për faktin se shkollat ​​gjermane janë bërë më heterogjene vitet e fundit, sepse një numër në rritje i nxënësve nuk flasin gjermanisht në shtëpi dhe rriten në familje ku praktikisht nuk ka libra”, tha Axel Plünnecke nga IW.

Rezultati është se niveli i njohurive ka rënë veçanërisht tek fëmijët e familjeve migrante apo familjeve ku prindërit nuk kanë arsim të lartë. Ekspertët e IW kërkojnë futjen e detyrimit të arsimit parashkollor për të gjithë fëmijët që nuk flasin mirë gjermanisht, ose flasin shumë pak këtë gjuhë. Unioni kristiandemokrat (CDU) kërkon vendosjen e gjobave për prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në kopshte për të mësuar gjermanisht.

Sipas studimit, arsimi më i mirë ofrohet në shkollat ​​në Bavari, Saksoni dhe Tyringji, ndërsa më i keqi në Berlin, Brandenburg dhe Bremen./DW

Ju sugjerojmë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

25 Qershor, 2025 7:24 pm
Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari

25 Qershor, 2025 7:12 pm
Para
VIDEO/ U acarua në skenë, 50 Cent godet me mikrofon fansen

VIDEO/ U acarua në skenë, 50 Cent godet me mikrofon fansen

“Tentoi të më përdhunonte”, rrëfehet e reja që qëlloi me thikë 68-vjeçarin: U vetëmbrojta

“Tentoi të më përdhunonte”, rrëfehet e reja që qëlloi me thikë 68-vjeçarin: U vetëmbrojta

Arrestohet 34-vjeçari, u prezantua si punonjës i depove farmaceutike dhe vodhi dy farmaci

Arrestohet 34-vjeçari, u prezantua si punonjës i depove farmaceutike dhe vodhi dy farmaci

TE FUNDIT

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
25 Qershor, 2025

Disa herë emisioni “Stop” në Tv Klan ka transmetuar denoncime, që kanë në qendër prokuroren e Sarandës Esmeralda Basho. Përfaqësuesja...

Lexo më shumë

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
25 Qershor, 2025

Irani ka konfirmuar sot se Gjeneral Major Ali Shadmani, i cili shërbeu si komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com