LËVIZJA E SHPEJTË E SYVE
Nëse keni parë ndonjëherë një person duke fjetur, atëherë me siguri e keni parë edhe se si sytë lëvizin me shpejtësi të madhe.
HUMBJA E PESHËS
Gjumi është një lloj agjerimi i vogël, njeriu gjatë kohës kur është në gjumë nuk ha, nuk pi gjë dhe djeg mesatarisht nga 60 kalori në orë, që, ndonëse nuk është shumë, prapë llogaritet si humbje e peshës.
PARALIZIMI
Gjatë kohës kur njerëzit shohin ëndrra, muskujt e duarve paralizohen përkohësisht.
ZGJIDHJA E PROBLEMAVE
A ju ka ndodhur ndonjëherë që të mos mund ta zgjidhni një problemë matematikore gjatë ditës, mirëpo të ju duket e lehtë të nesërmen? Duket që truri jonë pushon plotësisht gjatë kohës kur ne flemë, ai funksionon në zgjidhjen e problemave të ndryshme, që ju preokupojnë gjatë ditës.
LIRIMI I SHPESHTË I GAZRAVE
Kur flini, trupi është në gjendje të relaksuar dhe lirohen edhe muskujt. Fatkeqësisht kjo gjë ndikon edhe në lehtësimin e procesit të lirimit të gazrave.
PËRSËRITJA E ËNDRRAVE
A ju ka ndodhur që ta shihni të njëjtën ëndërr disa herë? Nëse po, nuk ka arsye për shqetësim, pasi ky është një fenomen shumë i zakonshëm.
NDJENJA QË JENI DUKE RËNË NGA NJË LARTËSI E MADHE
Një gjë e zakonshme, mirëpo tejet e çuditshme, që iu ndodh 70 për qind të njerëzve, është ndjenja që jeni duke rënë nga një vend i lartë, kur jeni duke fjetur.
LIRIMI I HORMONEVE TË RRITJES
Thënia që ‘gjumi të rrit’ nuk është vetëm sa për t’i mashtruar fëmijët, pasi kur jemi në gjumë stimulohen hormonet e rritjes.
ECJA NË GJUMË
Ecja e përgjumur është një fenomen që iu ndodh vetëm disa njerëzve dhe zakonisht ndodh kur jemi në fazën e parë të gjumit, pra trupi është në gjendje gjysmë të vetëdijshme. Shumica e gjërave që njerëzit i bëjnë teksa ecin kur janë të përgjumur janë pjesë të rutinës së përditshme.
TË FOLURIT DHE TË SHKRUARIT NË GJUMË
Rreth 5 për qind e popullsisë flet në gjumë, një çrregullim ky aspak i rrezikshëm, që është më i zakonshëm tek fëmijët sesa tek të rriturit dhe më i zakonshëm tek meshkujt sesa të femrat. Njerëzit të cilët flasin në gjumë, kanë më shumë gjasa që të shkruajnë mesazhe kur janë në gjendje të njëjtë sesa njerëzit të cilët nuk flasin asnjëherë në gjumë.