Nata e 11-të e superspektaklit “Gjeniu i vogël 7”, rivjen sot në mbrëmje për të gjithë shikuesit në ekranin e Televizionit Klan.
Në këtë mbrëmje, një tjetër personazh i njohur do të zëvendësojë në karrigen e jurisë, këngëtaren Vikena Kamenica. Organizatorët ende e kanë ruajtur sekret emrin e anëtarit të ri të jurisë, që do të gjykojë 13 gjenitë e mbetur në garë.
Edhe sot sfidat dhe emocionet do të jenë në nivelet më të larta. Javën e kaluar askush nuk braktisin ëndrrën për të vijuar garën, por mbrëmja e 11-të e këtij spektakli do të sjellë sërish eliminimin e një prej fëmijëve.
Si gjithmonë aftësitë interpretuese dhe vokale do të kalojnë në sitën e hollë të jurisë profesioniste, e cila do ta ketë të vështirë të vendosë, se kush nga fëmijët duhet të braktisë ëndrrën.
Për të ndjekur interpretimet “live” të fëmijëve-artistë, për tu mbushur me emocione dhe për të shijuar muzikë të mirë, mos harroni të na ndiqni në orën 21:00 në ekranin e Televizionit Klan.