Një ish-komandant i Forcave Ajrore Turke, gjenerali Akin Ozturk ka rrëfyer planifikimin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.
Këtë raporton agjencia vendase e lajmeve “Anadolli”, e cila pretendon se Ozturk i ka thënë hetuesve se ka vepruar me qëllimin e organizimit të një puçi ushtarak.
Fotografitë e gjeneralit, të publikuara nga e njëjta agjenci, e tregojnë gjeneralin me disa plagë në kokë e në pjesën e sipërme të trupit. Më herët, ai kishte mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje e madje këmbëngulte se ishte përpjekur ta ndalonte përpjekjen e rrëzimit të pushtetit, t.ch.
Ndërkohë, kryetari i njësisë bashkiake të Sislit në Stamboll është qëlluar me plumb në kokë në zyrën e tij. Nuk dihet ende nëse episodi ka lidhje me tentativën për grusht shteti të së premtes.