Sulmuesi çek Frantisek Rajtoral, i cili luan në kampionatin turk me klubin e Gaziantepspor, i ka dhënë fund jetës së tij.
Sipas mediave turke, ai ka varur vetën në banesë. Ende nuk janë bërë motivet që kanë shtyrë sulmuesin të bëjë një akt të tillë.
Lajmi u konfirmua edhe nga drejtori teknik i klubit, Bylent Ujgyn, i cili tha për mediat turke se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e futbollistit në Gaziantep. “Të gjithë në klub po qajnë, ai vrau veten duke u varur në dhomë”, u shpreh ai.
František Rajtoral 31 vjeç ishte gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar të të Çekisë.