Një 39-vjeçar është gjetur i pa jetë në banesën e tij në Fushë-Arrëz, mesditën e sotme.
Sipas raportimeve nga policia, mësohet se nga këqyrja paraprake, shetasit me iniciale L. Z., nuk i janë konstatuar shenja dhune.
“Rreth orës 14:30, në banesën e tij, në Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete, shtetasi L. Z., 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së këtij shtetasi”, njofton policia./Opinion.al