Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Shkodër.
Policia bën me dije se në trupin e 47-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se humbja e jetës është prej shkaqeve natyrale.
“Rreth orës 12:00, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në banesën e tij në lagjen “Perash”, shtetasi A. M., 47 vjeç. Paraprakisht, në trupin e 47-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se humbja e jetës është prej shkaqeve natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes”, njofton policia./Opinion.al