Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “11 Janari” në qytetin e Gjirokastrës.
Bëhet me dije se shtetasi me iniciale E.Xh., 53 vjeç është gjetur në një banesë të pabanuar.
Bëhet me dije se trupi nuk ka pasur shenja dhune.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al