Një trup i dekompozuar i një personi është gjetur pasditen e sotme pranë spitalit të Lushnjës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima i përket një personi rreth 65 vjeç, që dyshohet të ketë qenë endacak.
Policia ka nisur hetimet e nevojshme për të përcaktuar identitetin e personit në fjalë. Gjithashtu pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, për të zbuluar shkakun e vdekjes.