Mbrëmjen e djeshme janë gjetur mbetje kockore humane në proces dekompozimi, në fshatin Xarre të Sarandës.
Policia bën me dije se mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për identifikimin e personit që i përkasin.
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”-njofton policia.