Një armë zjarri është gjetur e groposur në lagjen “5 Majit” të Elbasanit pasditen e së premtes.
Mësohet se është gjetur e groposur një pistoletë e vjetër, që ka qenë e mbështjellë.
Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen ekspertiza dhe hetime, për të identifikuar poseduesin/t dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.