Një person i pajetë është gjetur në bregun e lumit Erzen më datë 05.08.2017.
Sipas burimeve nga policia, rreth orës 15:00, poshtë Urës së Beshirit është gjetur pa jetë shtetasi B. I., vjeç 59, banues në Tiranë.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.