Një 40 vjeçar është konstatuar në ujërat e lumit Lana, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur të hënën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike.
“Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.