Është gjetur në rrethin e Dibrës nga një bari i zonës trupi i pajetë i një femre në lumin Drin.
Nga të dhënat e para ka rezultuar se trupi i femrës, rreth 30 vjeçe, rezulton të jetë pjesërisht i dëmtuar.
Menjëherë, trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Peshkopisë për procedurat mjeko-ligjore.
Mësohet se një bari i zonës së Zall Dardhës, me të identifikuar trupin e pajetë, ka njoftuar sallën operative se në mes të lumit Drin ka parë trupin e pajetë të një njeriu.
Ndërsa, policia ka bërë me dije se në vendin e quajtur Cekat e Zall Dardhës, në mes të lumit u gjet në trungun e një peme të rrëzuar në lumë një kufomë, që mendohet të ketë vdekur para dy javësh. Kufoma është pjesërisht e dekompozuar.
Kufoma vazhdon të jetë ende e paidentifikuar, e veshur me bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe çorape me lule.