Gjendet i vrarë 36-vjeçari në fshatin Kollogjesh të Shën Gjergjit.
Policia bën me dije se viktima me inicialet B.P, është gjetur i vrarë në një stan.
Mësohet se pranë trupit të viktimës, banues në Shkozë, është gjetur edhe një pistoletë.
Ka qenë një telefonatë ajo që ka njoftuar forcat e policisë për trupin e viktimës.
Nga dyshimet e para, theksohet se personi mund të jetë vrarë, ndërkohë ekspertët e kriminalistikës po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.