Një 78 vjeçar është gjetur i pajetë brenda një makine në Korçë. Viktima mësohet se punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet.
78 vjeçari sipas informacioneve kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.