Një 74 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte i vetëm në lagjen “Kastrioti” në Fier.
“Rreth orës 10:50 në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi H. M., 74 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”,-thotë policia.