Gjendet një person i pajetë në një banesë në fshatin Plasë të Maliqit. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një 45-vjeçar është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese.
Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri, por bluza i ka ngecur në kangjellat, ndërsa shkaqet që i morën jetën janë ende të paqarta.
Gjithashtu, dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet lidhur me rastin.

















