Më herët raportuam për një viktimë në Gjirokastër, ndërsa tani mësohen detajet e ngjarjes. Mëngjesin e sotëm në spitalin e Gjirokastrës është dërguar me plagë të rëndë shkaktuar nga arma e zjarrit, 32- vjeçari F.Kanushi nga fshati Zhapokikë e Memaliajt.
Nga të dhënat e para hetimore mësohet se i riu është vetëvrarë me armë zjarri pushkë në shtëpinë e tij. Kanë qenë të afërmit që e kanë dërguar në spital, por s’ka mundur të mbijetojë. Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë të riun drejt aktit fatal të vetëvrasjes. /Opinion.al