Është gjetur i pajetë një doganier i Doganës së Qafë Botës, në dhomën e një hoteli në Sarandë.
Sipas policisë lokale viktima është 63-vjeçari, Janaq Rajdho, i cili kishte humbur kontaktet me të afërmit prej 4 ditësh.
Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Opinion.al