Një 60-vjeçar është gjetur i shtrirë me dëmtime në kokë, në rrugën e fshatit Balldre të Lezhës.
Sipas uniformave blu, dyshohet se i moshuari është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë.
I dëmtuari është transportuar drejt spitalit dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 12:00, në fshatin Balldre, banorët e zonës kanë konstatuar të shtrirë në rrugë, shtetasin S. S., rreth 60 vjeç, me dëmtime në kokë. Nga veprimet e para të Policisë, në vendin ku u gjet ky shtetas, dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë. Shtetasi S. S. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.