Një 15-vjeçar nga Bulqiza i plagosur është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ai u gjet në rrugë i lënduar, ndërsa dyshohet se i mituri është rrëzuar nga biçikleta.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të vërtetuar nëse ka qenë rrëzim aksidental apo fëmija është përplasur nga ndonjë automjet .