Një trup i pajetë i një gruaje është gjetur pasditen e sotme në Portin e Vlorës. Mësohet se trupi është gjetur në ujë, pranë një rimorkiatori.
Ka qenë stafi i mjetit ujor që ka njoftuar policinë. Ende nuk dihet shkaqet, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.