Një 75-vjeçar është gjetur i pa jetë ditën e sotme në fshatin Pishaj të Gramshit.
Policia bën me dije se trupi i Q. Z., është gjetur në shtratin e lumit Devoll. nga këqyrja paraprake, i moshuari nuk ka shenja dhune, dyshohet se ai është mbytur në lum.
Për 75-vjeçarin, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.