Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë në “Pashaliman”, Orikum. Policia bën me dije se nga të dhënat paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:00, në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes..Opinion.al