Gjendet i pajetë një 50-vjeçar në Elbasan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Vreshtaj. Shtetasi me inicialet Y.D., u gjet i pajetë në rrugë.
“Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”,-njoftoi policia.
Grupit hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.