Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij, një 60 vjeçar në fshatin Mafsheq të Krujës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe nga verifikimi i trupit të viktimës, del se ka plagë nga armë zjarri.
Ndërsa, policia tha se dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje, megjithatë hetimet vazhdojnë.
Njoftimi i Policisë
Më datë 10.04.2016, rreth orës 20:45, në fshatin Mafsheq, afër një banese të pabanuar, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi R.K, vjeç 60, banues në Mafsheq. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se mund të jetë vetëvrarë. Në vendngjarje u gjet një pushkë model 56. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.