Një 45-vjeçar është gjetur i mbytur në Liqenin e Farkës. Policia bën me dije se dyshohet se M. D., është vetë mbytur ndërsa shton se nga kqyrja paraprake e trupi te pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.
45-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
“Më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetëmbytur shtetasi M. D., 45 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-shkruan policia./Opinion.al