Një i ri shqiptar është gjetur i pajetë në Qiparisa të Greqisë gjatë pasdites së djeshme.
Sipas mediave greke, 31-vjeçari shqiptar është gjetur i varrosur në plazhin e Kartelisë në Kyparisia, ndërsa raportohet se kishte lëndime kryesisht në kokë.
Ndërkohë, në zonën ku u gjet trupi i viktimës, grupi i punonjësve të policisë së Zyrës së Hetimit Kriminal të Messinisë ka shkuar për të mbledhur provat, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, 31-vjeçari nuk ishte banues i zonës.
Paralelisht me mbledhjen e provave, policia që po heton rastin është në pritje të rezultatit zyrtar të ekspertizës mjeko-ligjore./Opinion.al