Një 31-vjeçare është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në afërsi të shkollës“Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar në Tiranë.
Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasja me inicialet G. H., e cila paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike
“Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike”-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al