Një 50 vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me shall. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Qelqit në Tiranë. Policia tha se ajo është gjetur në bodrumin e banesës e pajetë. “Nga veprimet e kryera rezultoi se kjo shtetase ka kryer vetvrasje, pasi vuante nga depresioni”, njoftoi policia.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që raportohet mëngjesin e sotëm, pas tragjedisë në Korçë, ku babai vari dy fëmijët e mitur 4 dhe 6 vjeç dhe ma pas vari edhe veten.