Një 56-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Peqin. Sipas policisë, gruaja jetonte e vetme në fshatin Lolaj dhe u gjet sot nga të afërmit e saj.
Paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën disa ditë më parë, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Opinion.al