Një 55-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e lumit në fshatin Rehovë të Skraparit. Dyshohet se shtetasja Sh.Ll është vetëmbytur në ujë, ku ka humbur edhe jetën.
Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Bashkëshorti i SH. LL, ka njoftuar autoritetet një ditë më parë për kargimin e saj nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.