Vajza 7 vjeçare që u bë e famshme në mbarë botën dhe një referencë për gazetarët për fotot dhe iformacionet që niste nga vatra e luftës është shpëtuar. Ajo ndodhet bashkë me familjen e saj në një kamp në Turqi raportojnë mediat e huaja. Fondiacioni humanitar IHH ka postuar foto në tëitter të një punonjësi të saj me vajzën e mitur. Frika mbi vendndodhjen e Bana al-Abed u shtua pasi ajo mbylli papritur llogarinë e saj në tëitter javën e kaluar. Të dielën e kaluar ajo shtroi për herë të fundit duke thënë se familja e saj ishte në rrezik. Gjetja e saj në kampin e të shpëtuarve është një lajm i mirë.