Pas më shumë se 2 muaj është gjetur në qytetin e Beratit 17-vjeçarja Ledia Redhi, që u denoncua e humbur nga familjarët e saj. Burime pranë policisë së Fierit, bëjnë me dije se vajza është gjetur nën shoqërinë e një djali. Vajza u kishte thënë prindërve në telefon se ka njohur një djalë në facebook.
Lajmin e konfirmojnë edhe familjarët e vajzës, të cilët thonë se, në momentin kur vajza ëhstë gjetur ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirën e saj.
17-vjeçarja nga Marinza e Roskovecit u zhduk dhe familja pas kërkimeve të dështuara kërkoi edhe ndihmën e të gjithë qytetarëve dhe policisë.