Eshtrat e gjetura dje në Shkallë-Tujan, në malin e Dajtit dyshohet se i përkasin personit të rrëmbyer në Fushë-Krujë, Enver Stafuka.
Eshtrat u gjetën dje në mënyrë rastësore nga një bari. Mësohet se po bëhen të gjitha verifikimet edhe për persona të tjerë të humbur në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Mbetjet e skeletit u dërguan në laboratorin shkencor për të bërë ADN, shkruan Panorama.