Gjenden dy vajzat e humbura që ishin zhdukur prej ditës së shtunë në Treviso të Italisë.
Sipas mediave italiane ka qenë një kalimtar, që i ka parë në një park e më pas ka njoftuar policinë.
Të dy vajzat janë në gjendje të mire shëndetësore.
Të shtunën në mëngjes, Selma dhe Roxana, e para shqiptare dhe tjetra rumune, po prisnin autobusin për të shkuar në shkollë.
Por në drekë nuk janë kthyer, duke vënë kështu në alarm familjet e tyre që njoftuan policinë.