Dy armë zjarri dhe disa fishekë u gjenden rastësisht nga punonjësit e ujësjellësit në një puesetë në rrugën “Agim Qarri” në Tiranë.
Sicc bën të ditur policia armët janë gjetur tek Unaza e Re, gjatë pastrimit të një pusete. Bëhet fjalë për një pushkë, model 56 dhe një automatik, model 56, kalibri 7.62 mm, pa karikator dhe një kuti metalike me fishekë model 56, kalibri 7.62 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave të që mund të kenë hedhur armët në pusetë dhe nëse kanë lidhje me ndonjë krim të mëparshëm.