Armë zjarri janë gjetur brenda një banese ngjitur me apartamentin në Astir ku ishte ngujuar vajza që pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona.
Burime për tvklan bëjnë me dije se brenda banesës tjetër u gjetën 2 armë zjarri nga forcat e policisë.
Kjo banesë ku u gjetën armët rezulton të jetë marrë me qira.
Në momentin e ndërhyrjes nga policia, nuk kishte asnjë person.
Siç bëhet me dije, efektivët ndërhynë në banesën ngjitur me atë të vajzës së ngujuar pasi kishin informacion se aty kishte armë zjarri. Përveç këtyre të fundit, mbi tavolinë u gjetën edhe shenja kokaine.
Mësohet se dy banesat ishin marrë me qira ditore nga i dashuri i vajzës së ngujuar.