Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjenden 400 mijë litra naftë kontrabandë nga Tunizia/ Sekuestrohet një tjetër anije në Durrës, në pranga 6 personave

2025/01/14 at 9:25 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjenden 400 mijë litra naftë kontrabandë nga Tunizia/ Sekuestrohet një tjetër anije në Durrës, në pranga 6 personave

Është sekuestruar një tjetër anije në Durrës, e cila ka transportuar nga Tunizia 400 mijë litra naftë kontrabandë.

Sipas uniformave blu mësohet se janë vënë në pranga 6 persona. Përkatësisht, Mohammed Sallit, Wissan Broud, Hassan Broud, Sami Shanta, Faez Ismaeil, Nedio Mejdani.

Nën hetim janë 5 pjesëtarë të ekuipazhit.

Kujtojmë se ditën e djeshme u sekuestrua një tjetër anije me 670 mijë litra naftë kontrabandë. Në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga 3 persona.

Sipas Klan News né të dyja rastet, nafta ishte fshehur në balastrat e anijes. Vlen të theksohet se Policia ka shpallur në kërkim 4 organizatorët shqiptarë të kontrabandimit të këtyre sasive.

Bëhet fjalë për shtetasit Eduart Skora dhe Florian Biba (në kuadër të operacionit “Ari i zi”), ndërsa për rastin e sotëm vijon puna për kapjen e shtetasve Juxhin Koka dhe Serxha Sula.

“Brenda 24 orëve, finalizohet një tjetër operacion policor kundër kontrabandimit të sasive shumë të mëdhaja të naftës, nga Tunizia. Operacioni “Ari i zi 2”, sekuestrohen 400 000 litra naftë dhe anija në balastrat e së cilës ishte fshehur kjo sasi, me qëllim kontrabandimin. Në pranga 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Shpallen në kërkim 2 organizatorët e dyshuar të rastit.
Dje, gjatë operacionit “Ari i zi”, u sekuestruan 670 000 litra naftë e kontrabanduar me të njëjtën mënyrë, si dhe u identifikuan 10 shtetas të implikuar në rast. Në vijim të veprimeve policore, me qëllim goditjen e rasteve të kontrabandimit të sasive shumë të mëdhaja të naftës, nga Tunizia, me anije, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Durrës, Antikontrabanda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPPSh-së, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, si dhe Dega e Doganës Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Ari i zi 2”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit sirianë M. S., 56 vjeç, kapiteni i anijes, Ë. B., 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, H. B., 47 vjeç, shefi i inxhinierëve, S. Sh., 25 vjeç, shefi i ofiçinës, F. I., 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, si dhe shtetasi shqiptar N. M., 34 vjeç, oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit J. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe S. S., 32 vjeç, banues në Durrës. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit. Nga kontrolli në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën 400 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia”, njofton Policia.

Ju sugjerojmë

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Aktualitet

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

24 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

24 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën

24 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Kryesore

Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera

24 Dhjetor, 2025 3:30 pm
Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët
Kryesore

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

24 Dhjetor, 2025 2:54 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

24 Dhjetor, 2025 1:59 pm
Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
Bota

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

24 Dhjetor, 2025 11:40 am
Para
Koreja e Veriut lëshon raketa me rreze të shkurtër para rikthimit të Trump

Koreja e Veriut lëshon raketa me rreze të shkurtër para rikthimit të Trump

‘Manteli’ i dëborës mbulon vendin/ Qarku i Shkodrës në terr, të bllokuara Dardha e Voskopoja

Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në akset rrugore të vendit

Defekte elektrike në qarkun e Lezhës, OSHEE punon për riparimet

Defekte elektrike në qarkun e Lezhës, OSHEE punon për riparimet

TE FUNDIT

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
24 Dhjetor, 2025

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin...

Lexo më shumë

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
24 Dhjetor, 2025

Radhë deri në 7 kilometra janë krijuar në PKK Kakavijë nga emigrantët që po kthehen në atdhe për festat e...

Lexo më shumë

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
24 Dhjetor, 2025

Futbollisti gjerman Sebastian Hertner ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare pasi ka rënë nga një teleferik në Malin e Zi, ngjarje e...

Lexo më shumë

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
24 Dhjetor, 2025

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë ndarë një mesazh të përbashkët për festën e Krishtlindjes. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com