Policia rumune ka sekuestruar 130 kg kokainë të gjetur përgjatë bregut të Detit të Zi.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për gjetjen e poseduesve të lëndës narkotike. Lidhur me këtë rast janë angazhuar rreth 300 oficerë dhe 14 anije bregdetare, të cilët po patrullojnë bregdetin.
Rumania thuhet të jetë pjesë e një rrugë tranziti të drogës që lidh Amerikën Latine dhe Europën. Kokaina e gjetur përgjatë bregut të Detit të Zi, dyshohet se ka lidhje me dërgesën prej 1 ton kokainë që u gjet në një anije të braktisur para dy javësh.
Lidhur me atë rast u arrestuan dy persona nga Serbia.
Gjiythashtu, policia konfirmoi se do të angazhohen dy helikopterë, disa anije dhe zhytës për të zbuluar detaje të tjera që do të mund të çojë autoritetet te pronarët e drogës./ Opinion.al E.Xh.