Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj nga Kurbini: Kemi një mision të qartë, të krijojmë mundësi pune dhe të zhvillojmë infrastrukturën që ka nevojë çdo fshat

2025/03/30 at 8:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjekmarkaj nga Kurbini: Kemi një mision të qartë, të krijojmë mundësi pune dhe të zhvillojmë infrastrukturën që ka nevojë çdo fshat

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi sot një takim me banorët e fshatrave Skuraj, Vinjollë, Shkopet dhe Gallatë në Malësinë e Kurbinit.

Gjatë takimit, Gjekmarkaj u bëri thirrje banorëve që në zgjedhjet e 11 Majit të votojnë për Partinë Demokratike.

Ai tha gjatë fjalës së tij se PD do të sigurojë që të gjitha fshatrat, të kenë mundësinë për të arritur në nivelin e nevojshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve.

“Fshatrat Skuraj, Vinjollë, Shkopet dhe Gallatë do t’i rimëkëmbim

Sot, me banorë të Malësisë së Kurbinit, në prezantimin e z.Kastriot Piroli, z. Aleksandër Lala dhe programit të PD mbi angazhimin e fortë për të sjellë ndryshimin që kjo trevë meriton.

Pas 12 vitesh qeverisje të Rilindjes, situata e Malësisë së Kurbinit ka mbetur e bllokuar në të njëjtën pikë, e dëshmuar në mënyrë tragjike nga realiteti i përditshëm që jetojnë banorët.

Fshatrat e Skuraj, Vinjollë, Shkopet dhe Gallatë, të cilët janë shtyllat e Malësisë, janë lënë në mëshirë të fatit.

Ky është një realitet i hidhur për të cilin nuk mund të mbetemi indiferentë. Njerëzit e këtyre fshatrave kanë luftuar për të mbajtur gjallë identitetin e tyre, për të ruajtur traditat dhe kulturën e pasur.

Në këto 12 vite, nuk është bërë asnjë investim serioz për përmirësimin e kushteve të jetesës apo zhvillimin ekonomik të këtyre fshatrave.

Bashkia e Kurbinit, e akuzuar për korrupsion dhe paaftësi, ka dështuar të përmbushë detyrat e saj ndaj qytetarëve. Qeveria si bashkia, i lënë të anashkaluara dhe të harruara këto zona.

Ky pushtet ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet dhe ka kapur çdo mundësi që të mund të sjellë zhvillim, por ka harruar se pushteti është për të shërbyer qytetarëve, dhe jo për të mbushur xhepat e disa të privilegjuarve.

Sot, ne kemi një mision të qartë: të sjellim investime të vërteta për përmirësimin e kushteve të jetesës, të krijojmë mundësi pune dhe të zhvillojmë infrastrukturën që ka nevojë çdo fshat i Kurbinit.

Ne do të angazhohemi për të rritur mbështetje për bujqësinë, për të promovuar turizmin dhe për të krijuar mundësi për rininë që të qëndrojë dhe të punojë këtu, në vendin e saj.

Fshatrat e Skuraj, Vinjollë, Shkopet dhe Gallatë nuk do të jenë më të harruara. Ato do të kenë investimet dhe mbështetjen që meritojnë.

Do të krijojmë mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave, duke mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në zhvillimin e Malësisë. Ne do të sigurojmë që të gjitha fshatrat të kenë mundësinë për të arritur në nivelin e nevojshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve.

Është koha që ne të marrim përgjegjësinë për të ardhmen tonë. Nuk mund të lejojmë që një pushtet i pasivizuar të mbyllë sytë ndaj halleve të qytetarëve. Nuk mund të lejojmë që ky pushtet të vërë interesat e ngushta para atyre të popullit.

Të dashur qytetarë të Malësisë, ky është momenti ynë. Ky është momenti kur mund të bëjmë ndryshimin. Do të qëndrojmë të bashkuar për të sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë, për të mbështetur ata që kanë vuajtur dhe për të sjellë mundësi të reja për të rinjtë dhe fëmijët tanë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Ju sugjerojmë

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
Bota

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

3 Korrik, 2025 6:09 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

3 Korrik, 2025 6:01 pm
Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
Aktualitet

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

3 Korrik, 2025 5:50 pm
Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë
Aktualitet

Flasin dëshmitarët e dosjes 5D/ Japin shpjegime për lidhjet me Mariglen Qaton

3 Korrik, 2025 5:45 pm
Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat
Aktualitet

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat

3 Korrik, 2025 5:21 pm
Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

3 Korrik, 2025 5:18 pm
“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt
Aktualitet

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt

3 Korrik, 2025 5:10 pm
Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
Rajoni

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

3 Korrik, 2025 4:54 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

3 Korrik, 2025 4:41 pm
Para
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, katër persona mbeten të plagosur

Përfshihet nga flakët një lokal në Darëzezë të Fierit, detajet e para

Trump i zemëruar me Putinin, paralajmëron tarifa të reja për naftën ruse: Nëse nuk vendoset paqe në Ukrainë…

Trump i zemëruar me Putinin, paralajmëron tarifa të reja për naftën ruse: Nëse nuk vendoset paqe në Ukrainë…

Ushqimet e darkës që ju fryjnë stomakun pa e ditur

Ushqimet e darkës që ju fryjnë stomakun pa e ditur

TE FUNDIT

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
3 Korrik, 2025

Altin Hila është themeluesi i një muzeu privat në Divjakë i cili numëron qindra lloje insektesh. Në programin “Rudina” në...

Lexo më shumë

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
3 Korrik, 2025

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, synon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me talebanët radikalë islamikë në Afganistan për të lehtësuar dëbimin...

Lexo më shumë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftuan se do të bisedojnë me telefon...

Lexo më shumë

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
3 Korrik, 2025

Bashkia e Elbasanit ka ndarë detaje të reja lidhur me zjarrin në landfillin e mbetjeve të këtij qarku, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com