Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot gjashtë raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 294 testeve.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan”, është thënë në njoftim.
Ky Institut nuk ka bërë të ditur numrin e të shëruarve, ndonëse një ditë më parë ka raportuar 912 të tillë.
Sipas tij, prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë e deri më tani janë regjistruar 1,269 raste me sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus. Prej tyre, 31 pacientë kanë vdekur.