Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjakmarrja/700 persona nga veriu e kanë të pamundur votimin ditën e dielë, asnjë masë nga shteti për këtë fenomen

2017/06/21 at 4:34 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjakmarrja/700 persona nga veriu e kanë të pamundur votimin ditën e dielë, asnjë masë nga shteti për këtë fenomen

Afro 700 persona në veriun e Shqipërisë, kryesisht në Shkodër nuk mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Këta qytetarë nuk mund të shkojnë tek kutia e votimit nga frika se hasmi mund t’i vrasë. Ata janë të privuar nga e drejta e tyre për shkak të fenomenit të gjakmarrjes që vijon të jetë prezent”. Kështu deklaroi dje për “Gazeta Shqiptare” kreu i Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve, Nikollë Shullani. Sipas tij, personat që privohen nga e drejta e votës janë nga Tropoja, Puka, Lezha, Mirdita, Malësi e Madhe dhe më së shumti nga Shkodra. “Këta persona kanë frikë që të kalojnë pragun e derës nga frika se gjaksi mund t’i vrasë, ndaj në këtë mënyrë nuk mund të dalin për të ushtruar të drejtën e tyre. Normalisht që ata kanë dëshirë që të votojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të lirë të Shqipërisë, por nuk mund ta plotësojnë dëshirën e tyre, sepse rrezikojnë të vriten. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm dhe thuajse të përditshëm me këto familje”, tha kreu i Pajtimit të Gjaqeve. Ndërkohë, ai pohoi se më përpara të ngujuarit kanë mundur të votojnë, ndonëse me frikë, ndërsa kësaj here strukturat shtetërore nuk kanë ndërhyrë për të mundësuar që 700 personat në gjakmarrje të votojnë.

GJAKMARRJA

“Më përpara familjet që janë në gjak kanë arritur që të votojnë, ndonëse jo të gjitha. Pjesa më e madhe e tyre janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga forcat e policisë dhe kanë mundur që të votojnë. Ata janë shoqëruar në momentin kur kanë dalë nga shtëpia dhe deri tek qendrat e votimit, por edhe në kthim në banesat e tyre. Kësaj here nuk ka asnjë angazhim nga Policia e Shtetit për familjet në gjakmarrje që ata të ushtrojnë të drejtën e votës. Si duket, fushata elektorale ka përfshirë në vrullin e punës dhe ngarkesës edhe Policinë, duke mos menduar për të ngujuarit që të votojnë si të gjithë të tjerët. Në këtë rast strukturat shtetërore duhet të ndërhyjnë dhe duhet që të mundësojnë që familjet në gjakmarrje, atyre që janë në moshë madhore të mund t’u sigurohet e drejta për të zgjedhur. Më përpara të sëmurëve apo shtresave të tjera u janë dërguar kutitë e votimit në shtëpi dhe kjo mund të aplikohet edhe me të ngujuarit ose të shoqërohen nga policia”, u shpreh Nikollë Shullani. Sakaq, Shullani kujtoi një rast të vitit 1997, kur janë vrarë 2 persona dhe janë plagosur dy të tjerë tek qendra e votimit në Dukagjin për shkak të fenomenit të gjakmarrjes.

“Kujtojmë një rast të ndodhur në vitin 1997. Një familje në gjakmarrje shkoi për të votuar, por aty në qendrën e votimit u qëlluan dhe dy mbetën të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Në këtë ngjarje të asaj kohe (mesa kujtoj) u përfshinë edhe komisionerë, ndonëse nuk më kujtohen emrat, sepse u bënë shumë vite. Kështu, rreziku për ata që janë në gjak është i madh, në rast se të vetëm guxojnë të dalin nga shtëpitë dhe t’u drejtohen kutive të votimit. Këtë mund ta mundësojnë vetëm strukturat shtetërore, ndaj bëj thirrje që ta realizojnë një gjë të tillë, sepse nuk mendoj se ka ndonjë person në Shqipëri që nuk ka dëshirë për të votuar”, – përfundoi Nikollë Shullani. /GSH/

Ju sugjerojmë

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
Kryesore

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

3 Tetor, 2025 12:06 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

3 Tetor, 2025 12:02 pm
Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
Kronikë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

3 Tetor, 2025 11:21 am
Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona
Kronikë

Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona

3 Tetor, 2025 10:59 am
GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan
Kronikë

GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

3 Tetor, 2025 10:44 am
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles
Te Fundit

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

3 Tetor, 2025 10:22 am
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Socialistët në fushatë/ Rama mbledh të premten strukturat e Tiranës

3 Tetor, 2025 9:25 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosja e dy të miturve në Kamëz, arrestohet autori i dyshuar

3 Tetor, 2025 9:21 am
Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime
Bota

Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime

3 Tetor, 2025 8:54 am
Para
Atentati ndaj vëllezërve Beqiri, familja Çapja ka një mesazh për mediat

Atentati ndaj vëllezërve Beqiri, familja Çapja ka një mesazh për mediat

Tërmeti zhvendos ishullin Lesbos në Greqi

Tërmeti zhvendos ishullin Lesbos në Greqi

Zv.ministri i Arsimit kundër ministres teknike: Absurd shkarkimi i drejtorëve në kohë provimesh

Zv.ministri i Arsimit kundër ministres teknike: Absurd shkarkimi i drejtorëve në kohë provimesh

TE FUNDIT

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë,...

Lexo më shumë

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
3 Tetor, 2025

Në konferencën për mediat këtë të premte nga kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi të gjitha masat e reja...

Lexo më shumë

Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

Auto-Skicë
3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, prezantoi masat e reja të qeverisë për kontrollin e territorit dhe mbrojtjen...

Lexo më shumë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
3 Tetor, 2025

Kryebashkiaku i PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas dyshimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com