Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjakmarrja, gazetarët e huaj dhe tregtarët “e gjakut”

2016/04/17 at 10:30 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjakmarrja, gazetarët e huaj dhe tregtarët “e gjakut”

Nga Riviera DEDAJ

Gjakmarrja, a është më një dukuri në Shqipëri? A di njeri të thotë se cila është vrasja e fundit për gjakmarrje në Shqipëri? Dhe kush e ndan nëse kjo ka qenë për gjakmarje apo hakmarrje?

Teksa normat kanunore thuajse janë shuar dhe “familjet në gjak”, pra të ngujuara, numërohen me gishtat e dorës, gazetarët e huaj të mediave prestigjioze vershojnë në Shqipëri, pikërisht në ndjekje të këtij lajmi duke tentuar edhe investigimin. Përse? Shumë e thjeshtë. Shumë shqiptarë (shifrën nuk di ta them) kanë kërkuar azil në Angli dhe vendet të tjera Europiane me pretendimin se në vendin e tyre (Shqipëri) i ndjek gjakësi!! Dhe ata e kanë një gjoja dokument që ua vërteton këtë gjë. Është një vërtetim që lëshojnë shoqatat që merren me pajtimin e gjaqeve në vendin tonë. Dhe këto janë thjesht vërtetime false. Është e vërtetuar tashmë se paguhet një çmim për të marr një vërtetim të tillë azil-kërkues. Dhe jo vetëm kaq, janë pikërisht këto shoqata apo këta seksere që shkojnë si misionarë pajtimi në shtëpitë e atyre që janë “në gjak” duke futur konceptim e parasë për pajtim. Po, po, e vërtetë kjo! Dhe nuk është e shkruar në Kanunin e Lek Dukagjinit dhe në asnjë kanun tjetër se “gjaku lahet me para”. Përkundrazi, është një nga deformimet e Kanunit në kohën e tranzicionit.

Të gjithë ata që kanë lëshuar të tilla vërtetime duhet të kishin parë derën e burgut me kohë, në mënyrë që të mos mashtrohen me qindra shqiptarë që kërkojnë azilin në këtë rrugë. Që të mos u mbeten në derë këta “misionarë” të rremë familjeve që vërtet kanë hall dhe së fundmi të mos ia behnin gazetarët e huaj në vendin tonë për një dukuri që është drejt zhdukjes, por e stimuluar nga “biznesi” i gjakut. Reporterët e huaj vazhdojnë ta quajnë si një “anë të errët” të vendit që aspiron për në BE, pasi kështu ua kanë servirur gjendjen drejtuesit e shoqatave të gjakut për leverdinë e tyre, kur në të vërtetë ana e errët janë pikërisht individë të tillë që spekulojnë me gjakmarrjen fiktive.

Këtë e tregojnë dhe shifrat e munguara të gjakmarrjes. Nëse shoqatat e ashtuquajtuara të pajtimit raportojnë shifra të fryra familjesh të ngujuara apo fëmijësh që pengohen të vazhdojnë shkollën prej gjakmarrjes, në të vërtetë dy-tre vitet e fundit raportohen vetëm 20-25 fëmijë në gjithë vendin që e ndjekin shkollën përmes “shansit të dytë” për shkak të gjakmarrjes, dhe kjo kryesisht në rrethinat e Shkodrës. Ndërsa policia e shtetit nuk raporton asnjë të vrarë për gjakmarrje gjatë vitit 2015.

E vërteta është se dhe mediat duhet të jenë më të kujdeshme në raportimet nga terreni, pasi nxitohet që një vrasje për konflikt pronësie raportohet vrasje për gjakmarrje, si rasti i fundit në Kurbin. Tek e fundit nuk është as policia që e përcakton motivin e një vrasje, por vetëm gjykata. Dhe vendimet e gjykatave për vrasje për gjakmarrje vitet e fundit kanë qenë thuajse inekzistente. Atëherë si ka mundësi që organet ligjzbatuese nuk shohin nga ata që fitojnë para për vite e vite përmes amplifikimit të gjakmarrjes, duke prishur imazhin e Shqipërisë dhe mbushur me azilkërkues “në gjak” dyert e konsullatave të huaja? Ka ardhur koha që shteti të vërë pikat mbi “I” mbi këtë tregtarë të gjakut me kollare, që shkelin ligjin.

Ju sugjerojmë

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
Bota

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

14 Qershor, 2025 5:30 pm
Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
Kronikë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

14 Qershor, 2025 5:26 pm
“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
Bota

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

14 Qershor, 2025 5:12 pm
Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
Bota

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

14 Qershor, 2025 5:07 pm
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
Aktualitet

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

14 Qershor, 2025 5:00 pm
Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë
Bota

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë

14 Qershor, 2025 4:53 pm
Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe
Bota

Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe

14 Qershor, 2025 4:49 pm
E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë
Bota

E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë

14 Qershor, 2025 4:40 pm
Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët
Aktualitet

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët

14 Qershor, 2025 4:36 pm
Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët
Aktualitet

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët

14 Qershor, 2025 4:23 pm
Para
Fejuan vajzën e mitur me një 40 vjeçar. Prindërit: Se dinim që kishte këtë moshë

Fejuan vajzën e mitur me një 40 vjeçar. Prindërit: Se dinim që kishte këtë moshë

Dyshim

Dyshim

Kërcënoi kandidatin për rektor. Ja akuzat e Krimeve të Rënda për Shullazin dhe shokët e tij

Kërcënoi kandidatin për rektor. Ja akuzat e Krimeve të Rënda për Shullazin dhe shokët e tij

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
14 Qershor, 2025

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është duke u shqyrtuar seriozisht nga autoritetet iraniane. Kështu raportojnë mediat iraniane, duke cituar deklaratat...

Lexo më shumë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
14 Qershor, 2025

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua,...

Lexo më shumë

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
14 Qershor, 2025

Ushtria izraelite thotë se nëse Irani nuk do të ndalej do të pasuronte me uranium 15 bomba atomike. Irani është...

Lexo më shumë

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
14 Qershor, 2025

Mbyllja e hapësirës ajrore në zonën e prekur nga përplasja midis Iranit dhe Izraelit ka prekur rreth 3 mijë fluturime,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com