Qindra dhe mijëra fansa dhe dashamirës së muzikës janë mbledhur në sheshin “Nën Tereza” ku kanë shijuar Live këngëtaren italiane Giusy Ferreri. E veshur e tëra kuqezi, këngëtarja italiane ka dalë përpara publikut shqiptar, i cili sfidoi të ftohtin për të ndjekur nga afër koncertin e paralajmëruar me rastin e 72 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
“Jam shumë e kënaqur që rikthehem në Tiranë. Jam gjendur shumë, shumë mirë në 2009-ën. Ishte pikërisht koha kur prezantoja këngën “Novembre” dhe të rikthehesh është një emocion shumë i bukur, të ndjesh këtë afeksion, ngrohtësi dhe mikpritje”, është shprehur ajo në një intervistë televizive.
Giusy Ferreri është një këngëtare e njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe në skenën botërore. Ajo u është autorja e disa hiteve si “Novembre”, “Bangkok”, “Ma il cielo è sempre più blu”. Po sot, këngëtarja italiane u nderua nga kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me “Çelësin e Qytetit”.